“I kanë marrë nga sistemi TIMS”, Zagani: Hakerat nxorrën emrat e personave të dyshuar

“I kanë marrë nga sistemi TIMS”, Zagani: Hakerat nxorrën emrat e personave të dyshuar

Ish shefi i anti-drogës në Policinë e Fierit, Dritan Zagani, në një lidhje skype me emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka folur për listën e nxjerrë nga hakerat iranianë, që dyshohet se përmban emrat e personave të dyshuar apo verifikuar nga Policia e Shtetit për ngjarje të ndryshme.

Zagani tha se dyshon që listat të kenë dalë nga sistemi TIMS, ku ka një rubrikë për personat e dyshuar.

Sistemi policisë ka dy sisteme bazë TIMS dhe Memex dhe janë të ndara nga njëra-tjetra. Në Memex është e vështirë të hysh nga jashtë, së fundmi më njoftuan se ka dalë dhe emri im ka dalë te lista e të dyshuarve nga proceset gjyqësore. TIMS është një sistem i ndërtuar në disa rubrika si Interpoli apo hyrje- daljet në kufirin shqiptar dhe një nga këto rubrika është dhe rubrika e të dyshuarit. Aty është një person që ka nisur një procedim penal, policia ka bërë në dosje apo që ka vajt në prokurori, automatikisht procesi penal regjistrohet te rubrika të dyshuarit. Për mua këto lista janë marrë nga sistemi TIMS, te rubrika të dyshuar, e cila është një nga rubrikat TIMS.

I pyetur se çfarë mendon pas daljes së këtyre të dhënave njëra pas tjetrës dhe sa të rrezikuar jemi, Zagani tha se nëse dalin të dhënat e Memex, atëherë ndoshta mund të përfshihemi në një luftë civile.

Të gjitha na ndodhin për hundën e të gjatit se del dhe na thotë do mbrojmë Amerikën, por duhet të mbrojmë veten para Amerikës.  Shtetit i kanë rënë përtokë rrobat, por në sensibilizimin e dëmit që ndjej unë si polic është Memex, është rrezik nëse dalin të dhënat nga aty, po ra Memex atëherë rrezikohemi nga një luftë civile, do vrasim njeri-tjetrin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy