Televizioni shtetëror rus raportoi se Vladimir Putin do të vizitojë Taxhikistanin dhe Turkmenistanin këtë javë, udhëtimi i parë i Presidentit rus jashtë vendit që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Kanali “Rossiya 1” raportoi se Putin do të vizitojë dy shtetet e vogla të ish-Bashkimit Sovjetik në Azinë Qendrore dhe më pas do të takohet për bisedime me presidentin indonezian Joko Widodo në Moskë.
Sipas transmetuesit rus, Putin do të takohet me presidentin e Taxhikistanit Imomali Rakhmon - një aleat i ngushtë rus dhe sundimtari më jetëgjatë i një ish-shteti sovjetik - në Dushanbe, ndërsa në Ashgabat ai do të marrë pjesë në një samit të vendeve të Kaspikut me liderët e Azerbajxhani, Kazakistani, Irani dhe Turkmenistani.
Agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti” shtoi se Putin gjithashtu planifikon të vizitojë qytetin bjellorus të Grodno më 30 qershor dhe 1 korrik, për të marrë pjesë në një forum me Presidentin Alexander Lukashenko.



