Parandalohet atentati në Vlorë, zbulohen dy makina të vjedhura dhe tri shishe benzinë

Parandalohet atentati në Vlorë, zbulohen dy makina të vjedhura dhe tri shishe benzinë

Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale. 

Bazuar në informacionet e siguruara, uniformat blu kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në aksin rrugor dhe në territorin e fshatit Babicë e Madhe, ku janë zbuluar dy automjete të dyshuara të vjedhura.

Makinat janë gjetur të fshehura në një sipërfaqe ullishteje dhe bëhet fjalë për një automjet tip “Nissan” dhe një automjet tip “Audi Q5”, të dyja me targa të huaja. Raportohet se brenda automjeteve janë gjetur edhe tre shishe me benzinë. 

Sipas Policisë, nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto automjete do të përdoreshin për kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale.

Automjetet dhe provat e tjera të sekuestruara do t’i nënshtrohen ekzaminimeve shkencore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy