86 për qind e rusëve mendojnë se Putin ka një plan të qartë për zhvillimin e vendit

86 për qind e rusëve mendojnë se Putin ka një plan të qartë për zhvillimin e vendit

Bazuar në një sondazh të kryer nga Qendra Ruse e Kërkimit të Opinionit Publik (Vciom), 86 për qind e qytetarëve rusë mendojnë se presidenti Vladimir Putin, ka një plan të qartë zhvillimi për vendin nga tani deri në vitet e ardhshme dhe se ai është në gjendje për ta zbatuar atë.

Sondazhi u krye mes 1600 rusëve më 1 mars gjatë fjalimit vjetor të Putinit në Asamblenë Federale Ruse.

Sipas agjencisë së lajmeve Tass, në mesin e atyre që ndoqën fjalimin, 85 për qind thanë se Putin ka një plan veprimi dhe strategji të qartë për zhvillimin e vendit për disa vitet e ardhshme.

Një në dhjetë të intervistuar (10 përqind) mendon se nuk ka strategji, por, përkundrazi, shumica e qytetarëve, 86 për qind, besojnë se presidenti mund ta “zbatojë planin plotësisht ose të paktën pjesërisht”.

Në përfundim, sipas 86 për qind të të intervistuarve, fjalimi i Vladimir Putinit u perceptua si “pozitiv”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy