Oltion Biba, Përfaqësues Kryqi i Kuq Shqiptar i ftuar në “Zgjohu me MCN” ka folur për disa mënyra se si duhet ti vijmë në ndihmë foshnjave dhe fëmijëve në rast se ata mbyten me ushqim apo objekte te tjera të gëlltitura.
Ai tha se gjëja kryesore pas çdo rasti është që të ruhet qetësia sepse në panik e sipër më shumë dëmtojmë se sa ndihmojmë.
Sipas tij veprimi i parë dhe kryesor që çdokush duhet të bëjë në momentet e para të mbytjes së një foshnje është duke realizuar pesë goditje të lehta në shpinë me fëmijën përmbysë dhe në rast mosveprimi pesë shtypje të lehta në kraharor.
Sa i përket mbytjes tek foshnjat është e sikletshme sepse paniku i momentit të parë të kufizon duke gabuar më shumë se sa ndihmon. Për këtë duhet të hiqen ato lëvizjet e transmetuara brez pas brezi dhe duhet të ruajmë qetësinë. Futja e gishtave për të kapur objektin është gabimi më i madh sepse kjo mund ta shtyjë më shumë apo me thonjtë mund të çajmë ezofagun dhe kjo do sjellë probleme dhe më të mëdha. Kthimi i foshnjës me kokë poshtë është një tjetër veprim i gabuar, në këtë mënyrë e dëmtojmë më shumë.
Gjëja e parë është ruajtja e qetësisë për të ditur se si do veprojmë. Si veprim i parë kur shohim që foshnja është mbytur e vendosim dorën tonë tek mjekra dhe e kthejmë përmbys fëmijën tek dora ose tek këmba jonë përmbys dhe fillojmë të ekzekutojmë 5 goditje të lehta në shpinë. Pas pesë goditjeve kthejmë foshnjën dhe nëse nuk ka reagim kalojmë tek shtypjet, e kthejmë fëmijën në mënyrë ballore dhe realizojmë 5 shtypje me dy gishta në kraharor.
Nëse ka mbytje dhe ta godasësh foshnjën siç e kemi në këmbë kjo nuk ndihmon. Edhe te moshat më shumë se sa një vjeç manovrat mbetet e njëjtë, 5 goditje dhe 5 shtypje. Pas çdo trajtimi të ndihmës së parë më pas konsulta me një mjek është e nevojshme në çdo rast. Ndërsa kur foshnja ka gëlltitur ilaçe duhet ti bëjmë lavazh me ujë të ngrohtë.



