
Parashikimet e Luftës së Ftohtë të hartuara në fshehtësi nga qeveria britanike zbulojnë shkallën e një sulmi rus bërthamor në Mbretërinë e Bashkuar. Të paktën 38 qytete jane ne liste per nje sulm te mundshem nga Rusia së bashku me dhjetëra baza ushtarake, detare dhe ajrore.
Rusia ka një rezervë bërthamore që nuk është e dyta në botë, duke tejkaluar edhe atë të SHBA.
Vete presidenti rus Putin nuk e ka mbajtur sekret faktin se ai është i gatshëm të përdorë arsenalin e saj nuklear, madje duke zbuluar armët e tij më të fundit të pamposhtshme në muajin shkurt.
Marrëdhëniet tani kanë arritur kulmin mes Rusisë dhe Britanisë nisur me tensionet në ngritje që pas helmimit të agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal.
"Daily Star" ka zbuluar objektivat bërthamore që Rusia kishte ne plan lidhur me Britanine.
Zyrtarët e mbrojtjes hartuan një listë prej rreth 106 vendesh, të cilat ata besonin se Rusia ishte gati per sulm, duke i shënuar ato si “objektiva të mundshëm bërthamorë”.
Plani u nënshkrua nga zyra e ish-kryeministrit Edward Heath dhe është pjese e dokumenteve të deklasifikuara të mbajtura nga Arkivat Kombëtare.
Nga ky sulm parashikohej një breshëri deri në 150 raketa bërthamore që bien në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me një numër të panjohur të urdhërave të lëshimit nga nëndetëset.

Kjo është e gjitha sipas dokumenteve të deklasifikuara të mbajtura nga Arkivat Kombëtare.
Qytetet në Mbretërinë e Bashkuar të listuara në: Londra Qendrore, Cheltenham, Edinburg, Nottingham, Teeside, Coventry, Wolverhampton, Leicester, Stoke-on-Tent, Belfast, Huddersfield, Sunderland, Gillingham, Rochester, Chatham, Maidstone , Manchester, Southampton, Leeds, Newcastle / Gateshead, Bristol, Sheffield, Swansea, Hull, Catterick, York, Preston, Cambridge, Dover, Reading, Salcombe, Brecon, Kidderminster, Armagh.
Krahas këtyre qendrave të mëdha të popullsisë ishin edhe baza ushtarake. Këto simulime mund të kenë ndryshuar që nga Lufta e Ftohtë, por ende ofrojne një pasqyrë ne kuader te zhvillimeve te reja, per pasojat qe mund ta presin Britanine ne rast se kemi shperthim te nje lufte te re.

Mosmarrëveshja diplomatike e Moskës me Britaninë vazhdon të mbetet për momentin e tensionuar, me të dy palët që hedhin akuza për helmimin e Sergeit dhe vajzës së tij Julia Skripal.
Zyrtarët e Putinit kanë paralajmëruar tashmë Britaninë të mos kërcënojë një "fuqi bërthamore" pasi kryeministrja Theresa May lëshoi një ultimatum në Kremlin.
Forcat britanike mbeten përgjatë kufirit rus si pjesë e vendosjeve së NATO-s në Evropën Lindore.
Tensionet ushtarake përgjatë këtij kufiri mbeten reale me Rusinë dhe NATO-n që akuzojnë njëra tjetrën për agresion.




