
Sot do të merret sërish në pyetje kunata e Alma Arrazit, Valentina Arrazi, e cila ka qenë personi i fundit që ka pasur kontakt me të ndjerën.
Gazetarja Bendis Druni në një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live tha se Valentina Arrazi nuk ka qenë e qartë në deklaratën e saj të parë në polici.
Dyshohet se vetë Valentina Arrazi nuk ka qenë e qartë në deklaratën e saj të parë se për çfarë kanë diskutuar në kafe, ajo dhe Alma për rreth 2 orë.
Valentina Arrazi në deklaratën e parë është shprehur se teksa kanë qenë duke pirë kafen në lokal, Alma Arrazi ka parë bashkëshortin me të dashurën, por gjatë bisedës nuk ka shfaqur sjellje që mund ta merakosnin ate. Por, këtë deklaratë e ka kundërshtuar motra e Almës.
Në fund në video shihet që Valentina komunikon me anë të mesazheve në telefon me dikë.
Janë këto pisat që ngrenë dyshime se deklarata e parë nuk kanë qenë tërësisht e vërtetë.



