Duterte pranon ofertën e Rusisë: Vaksinën eksperimentojeni së pari te unë

Duterte pranon ofertën e Rusisë: Vaksinën eksperimentojeni së pari te unë

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka pranuar ofertën e Rusisë për vaksinën e saj të koronavirusit, duke u shprehur se do të jetë i pari që do ta injektojë si një gjest besimi dhe mirënjohjeje.

“Kur të vijë vaksina, unë do t’ia injektoj vetes publik. Eksperimentoni me mua më parë, nuk ka problem", tha ai në një konferencë të hënën në mbrëmje. Duterte - i cili e ka quajtur Presidentin Vladimir Putin "idhullin" e tij dhe që po kërkon të forcojë lidhjet me Rusinë - shtoi se Manila mund të ndihmojë Moskën në provat klinike dhe prodhimin vendas.

Rusia njoftoi sot se ka regjistruar një vaksinë të zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës për përdorim civil para përfundimit të provave klinike, duke shkaktuar reagime nga kompanitë farmaceutike lidhur me sigurinë. Elitës së Rusisë u është dhënë vaksina eksperimentale që në prill.

Filipinet raportuan 2 987 infeksione të reja të martën nga një numër total të infektuarish prej 139 538, ndër më të lartët në Azinë Juglindore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy