
Kuvendi miratoi sot me 104 vota pro projektrezoluta “Për mbështetjen e fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.
Rreth kësaj projektrezolute u diskutua gjatë në Kuvend ku ndër të tjera kryeministri Rama nënvizoi se Shqipëria sot është pa diskutim shumë më gati për të hapur negociatat se ç’kanë qenë vendet e tjera përpara se të hapeshin negociatat.
Projektrezoluta e propozuar nga deputetet Senida Mesi dhe Rudina Hajdari, kërkon në thelb angazhim për të çuar më tej Reformën në Drejtësi, reformën në administratën publike, luftën kundër korrupsionit dhe reformën zgjedhore, të cilat duhet të jenë prioritet i punës së Kuvendit.



