Ramaj: Do jetë e vështirë që Berisha të drejtojë PD-në duke qenë nën masën “arrest shtëpie”. Lëvizjet e Bashës nuk janë opozitare

Ramaj: Do jetë e vështirë që Berisha të drejtojë PD-në duke qenë nën masën “arrest shtëpie”. Lëvizjet e Bashës nuk janë opozitare

Avokati Redi Ramaj deklaroi në studion e MCN Live se veprimet që ka ndjekur SPAK në lidhje me Berishën tregojnë që ky institucion mbajtur një pozicionim të çuditshëm në ndryshim me rastet e tjera ku ka operuar dhe ka sjellë që ish-kryeministri ta konsiderojë politike procesin.

Mënyra si ka operuar SPAK duke qenë se në fillim nuk ka arritur t’i komunikojë kërkesën për 'detyrim paraqitje', edhe nuk ka marrë të mirëqenë faktin që duhet të zbatonte nenin 73 të Kushtetutës duke iu referuar Kuvendit për këtë masë sigurimi, edhe veprimet që kanë kryer oficerët e policisë gjyqësore për komunikimin e këtij vendimi, duket se në tërësi  SPAK ka mbajtur një pozicionim të çuditshëm në ndryshim me rastet e tjera ku ka operuar dhe ka sjellë që Berisha ta konsiderojë politik procesin.

Më tej Ramaj tha se nuk është normale që të arrestohet lideri i opozitës dhe se qenia e Berishës në 'arrest shtëpie' do e bëjë të vështirë drejtimin e PD-së nga ai.

Duhet të kuptojë që jo vetëm së aspektin ligjor por edhe politik nuk është normalë që një drejtues opozite të vendoset në masë sigurimi. Parlamenti nuk po punon.  Prej shtatorit asnjë komision nuk po operon në mënyrë normale dhe asnjë ligj nuk po kalojën normalisht. Po punohet pa opozitë, pa debat, pa i kuptuar qytetarët ligjet. Buxheti i 2024 ka kaluar për 5 minuta nuk është normale.

Kjo situata nuk është normale dhe i takon PD-së që a pasur një konflikt prej dy vitesh me një  kompromis politike dhe me një marrëdhënie ndryshme me votuesit të jetë alternativë në të ardhmen. Kjo duhet të fillohet shpejt.

Duhet të ketë qasje vitin që vjen në mënyrë që të kemi opozitë. Çështja është për qytetarët opozitarë që duan të kenë opozitë efektive.

Qenia e Berishës në arrest shtëpie do të jetë e vështirë dhe PD nuk të jetë e lehtë të drejtohet në këto kushte duke parë dhe çështjen penale dhje masën e sigurimit.

Duke parë grupin parlamentar të PD mund të ketë alternativa dhe zgjidhje që do dalin nga kjo parti për të pasur një opozitë.

Sipas Ramajt lëvizjet e Bashës nuk janë lëvizje opozitare.

Qytetarët e kanë të qartë se kush është PD-ja, e kanë të qartë se kush është shumica brenda PD-së. Lëvizjet e Bashës, në këndvështrimin tim mendoj se nuk janë opozitare. Gjatë kësaj kohe më shumë i është qasur pushtetit sesa i është qasur opozitës. Basha ka këtë problemin e madh nëse do jetë opozitë apo s’do jetë dhe kjo është problem për ata votues që kanë menduar se Basha do ishte alternativë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy