Niger/ Junta ushtarake akuza Francës: Planifikoi sulme për lirimin e Mohamed Bazoum

Niger/ Junta ushtarake akuza Francës: Planifikoi sulme për lirimin e Mohamed Bazoum

Junta ushtarake e Nigerit që mori pushtetin javën e kaluar dhe rrëzoi presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Bazoum, tha të hënën se qeveria e rrëzuar kishte autorizuar Francën të kryente sulme ndaj Presidencës me qëllim lirimin e Bazoum. Qindra mbështetës të grushtit të shtetit protestuan jashtë ambasadës franceze në kryeqytetin Niamey. Udhëheqësit e Afrikës Perëndimore kanë kërcënuar me veprime ushtarake kundër juntës së Nigerit pasi ajo mori pushtetin në një grusht shteti javën e kaluar. Udhëheqësit e Afrikës Perëndimore i kanë dhënë juntës ushtarake 7 ditë për të rikthyer në detyrë presidentin Mohamed Bazoum, i cili po mbahet rob brenda Pallatit Presidencial. Junta ushtarake, paralajmëroi se do të kishte gjakëderdhje dhe kaos në rast se do ketë përpjekje nga forca të huaja për lirimin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy