Biden: Kam frikë se Putin nuk ka rrugëdalje nga lufta në Ukrainë

Biden: Kam frikë se Putin nuk ka rrugëdalje nga lufta në Ukrainë

Presidenti amerikan Joe Biden tha se ka frikë se Vladimir Putin nuk ka rrugëdalje nga lufta në Ukrainë.

Biden e përshkroi presidentin rus si "një njeri shumë të përllogaritur", por pa një strategji daljeje.

Ai tha se Putin gabimisht kishte besuar se pushtimi i Ukrainës do të shpërbënte NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Biden shtoi se përkundrazi, SHBA-të dhe shumë vende evropiane u bashkuan në krah të Ukrainës duke u bërë më të unifikuar.

Komentet optimiste të Presidentit Biden për unitetin evropian erdhën pasi udhëheqësi francez Macron u shpreh se i frikësohet një zgjatjeje për dekada të procesit të anëtarësimit të Ukrainës në BE.

“Ne të gjithë e dimë shumë mirë se procesi i lejimit të anëtarësimit (Ukrainës) do të zgjaste disa vjet, në fakt ndoshta disa dekada”, tha Macron.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy