Italia, pro hapjes së negociatave (VIDEO)

Italia, pro hapjes së negociatave (VIDEO)

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, u shpreh sot në një konferencë për media më kryeminsitrin Edi Rama, se Italia është krah Shqipërisë jo vetëm në procesin e integrimit në Bashkimin Europian por dhe në këto momente kur vendi ynë po përballet me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Diplomati Italian deklaroi se Italia do të ndihmojë Shqipërinë dhe në konferencën e donatorëve. Ai gjithashtu ka apeluar për dialog mes mazhorancës dhe opozitës shqiptare që të mos kompromentojë procesin e integrimit evropian.

“Ndodhem këtu për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e Italisë në rrugëtimin e integrimit evropian. Theksova mbështetjen e palëkundur të integrimit te Shqiperisë dhe Maqedonise së Veriut dhe në vijim të vendimit të mos çeljes së negociatave që u mor në tetor.

Italia instiston mbi nevojën e një vendimi pozitiv për të dyja vendet dhe për të caktuar një datë për konferencën së parë ndërqeveritare dhe një mandat për komisionin për të përgatitur edhe kuadrin e negociatave.

I shpreha dëshirën që gjithë aktorët politikë të angazhohen edhe më tej në rivendosjen në një klimë politike të tillë që të mos kompromentojë rrugëtimin e integrimit evropian, duke favorizuar një ulje të tensioneve dhe hapjen e kanaleve të përballjes dhe dialogut”, tha Maio në konferencë.

Kryeministri Edi Rama falenderoi Italinë për ndihmën që dha pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit: “Italia ka qenë dhe mbetet partneri ynë i parë në marrëdhëniet ekonomike e tregtare, vendi që nuk është kursyer asnjëherë në transformimih e vendit nga një diktaturë në një demokraci funksionale.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot impenjimin konstant të Italisë për të shtyrë para procesin e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor dhe të Shqipërisë në veçanti.

Rama tha se Italia do të mbështesë legjislacionin e ri kundër KÇK-së. 

"Me ministrin kemi diskutuar dhe legjislacionin e ri kundër KCK-së dhe njësinë speciale kundër korrupsionit. Ministri më ka konfirmuar gadishmërinë e Italisë për të mbështetur jo thjesht me asistencë teknike por dhe njerëz në terren, bashkëpunim konkret”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy