Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 25-vjeçari ka ndodhur në aksin Mamurras- Milot orët e vona të së hënës. I riu është përplasur nga një automjet ndërsa ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në anën tjetër. Si pasojë e plagëve të rënda 25-vjeçari ka gjetur vdekjen e mënjëhershme.



