2024 do të jetë viti më i nxehtë i regjistruar dhe temperatura mesatare globale do të jetë më shumë se 1.5 gradë mbi nivelet para-industriale, ndoshta më shumë se 1.55 gradë.
Një deklaratë e tillë u bë nga Copernicus, shërbimi i motit në Bashkimin Europian.
Të dhënat u publikuan përpara samitit të klimës COP29 të OKB-së të javës së ardhshme në Azerbajxhan, ku vendet do të përpiqen të bien dakord për një rritje të madhe të fondeve për të trajtuar ndryshimet klimatike.
Në buletinin mujor të klimës, shkencëtarët thanë se tetori 2024 ishte tetori i dytë më i ngrohtë në rekord, pas vetëm tetorit 2023, me temperatura 1.65 gardë më të larta se nivelet paraindustriale.
Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se akulli i detit Arktik kishte arritur nivelin e tij të katërt më të ulët mujor për tetorin, 19% nën mesataren, ndërsa shtrirja e akullit të detit Antarktik arriti në nivelin e dytë më të ulët për tetorin, me 8% nën mesataren.
Ata nënvizuan shirat më të dendur se normalisht që goditën pjesë të mëdha të Evropës, përfshirë Spanjën, ku përmbytjet vranë më shumë se 200 persona ndërsa shpërthyen fshatrat dhe përmbytën shtëpitë me baltë.
Gjetjet e Copernicus bazohen në miliarda matje të motit nga satelitët, anijet, avionët dhe stacionet e motit.



