Telefonat celularë do të vjetërohen në të ardhmen, duke u zëvendësuar nga çipa që futen drejtpërdrejt në trurin e njeriut, ka parashikuar sipërmarrësi i teknologjisë miliarderi Elon Musk.

Kompania e tij bioteknike Neuralink implantoi një çip truri për herë të parë tek 30-vjeçari tetraplegjik Noland Arbaugh në janar. Procedura kirurgjikale përfshinte vendosjen e çipit të kompjuterit, i cili është afërsisht sa një monedhë, në lobin e trurit që kontrollon aftësitë e lëvizjes.
Çipi më pas përdoret për të "regjistruar dhe transmetuar sinjalet e trurit me valë në një aplikacion që dekodon qëllimin e lëvizjes". Musk ndau në “X” një mesazh, ku ai pyetej: “A do të instalonit një ndërfaqe Neuralink në trurin tuaj për t'ju lejuar të kontrolloni telefonin tuaj të ri X duke menduar?" Musk u përgjigj duke pretenduar se "në të ardhmen, nuk do të ketë telefona, vetëm Neuralinks".



