Shahini: Temperaturat e larta rikthejnë virozat te fëmijët. Kalimi nga ambienti i ftohtë në të nxehtë ndikon në bronkite (VIDEO)

Shahini: Temperaturat e larta rikthejnë virozat te fëmijët. Kalimi nga ambienti i ftohtë në të nxehtë ndikon në bronkite (VIDEO)

Një valë e të nxehtit ka prekur vendin teksa prej ditësh regjistrohen temperature të larta.

 

Drupal Ad

 

 

 

Pediatrja Valboha Shahini, në një intervistë për “MCN live”, thotë se me shtimin e temperaturave të larta kanë rifilluar edhe virozat.

Ato përcillen me të vjella, diarre, grykë me qelb e deri te bronkite në masë te fëmijët.

Normalisht ne patëm një situatë disi më të qetë por me shtimin e temperaturave më të nxehta, kane rifilluar virozat të cilat janë dhe të pritshme të stinës.

Por krahas rifillimit të virozëve ne kategorinë e gastrointeriteve, me të vjella dhe diarre që kërkojnë hidtratime, nuk kanë munguare edhe situatat tjera si bronkiti dhe angina proulente. Angina, ne zakonit quajmë pjesën e grykës me qelb, qe njihet rëndom në njërës dhe gjithashtu me bronkite, kolla e plotë se sekrecione, por jo vetëm të fëmijët por edhe te të rriturit.

Kjo situatë është paraqitur më tepër në rritjet e temperaturave, përdorimin e kondicionerëve, kalimi në temperatura të ulta dhe diferenca e temperatura brenda në shtëpi dhe jashtë saj.

Duke qenë se je në ambient shumë të ftohtë del në një ambient shumë të nxehtë dhe kjo pasoja e parë është rrugët e frymëmarrjes. Kështu që është një nga faktorët e bronkitit në këtë periudhë, diferenca e kalimit në këto temperatura.

Mjekja sugjeron kursimin për dalje në temperatura të lartë dhe në raste të tilla të konsumohet sasi e lartë e ujit dhe lëngjeve për hidratim.

Përpos kësaj kemi pjesën e rëndësishme për tu theksuar, daljet në diell, dehidrimet, dehidratimet. Është e rëndësishme që të kursehemi pak në temperatura të larta, në kohën e drekës kujdesi maksimale në daljet në të nxehtë por edhe nëse duhet ët dalim të kemi mbrojtës në vete. Uji është kryesori, në asnjë moment nuk duhet munguar si në daljet jashtë por edhe brenda, me dëshirë dhe paqejf, duhet të hidratohemi, lëngje të ndryshme si dhe pije të ndryshme.  

Mjekja Shahini thotë se në virozat e stinës kanë shtuar numrin e fëmijëve pranë qendrave shëndetësore në ditë.

Situata varion nga dita në ditë, zakonisht rastet më shumë janë regjistruar në fundjavë.

Numri i vizitave në qendrën tonë ka qenë nga 25-30 raste në ditë. Por duhet pasur parasysh se qendrat shëndetësor punojnë edhe gjatë ditës së diele.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy