Avokati Rezart Kthupi thotë se kur u hartuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk janë marrë parasysh të gjithë rrethanat për votën e diasporës dhe se aktualisht nëse duhet të bëjmë rishikim të Kodit Zgjedhor, nuk dalin afatet.
Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se kjo tregon se kur bëhen gjërat nuk bëhen me këmbë në tokë.
Nuk mendoj se ka ndonjë shqetësim të madh kur bëhet fjalë për votën e diasporës. Për çështjen e listave të kandidatëve, duhej rregulluar afati më parë.
Nuk kemi kohë për ndryshime të tjera në Kodin Zgjedhor.
Administrata shtetërore është thellësisht politike. Në raport me votën e diasporës, çështja është nëse do arrijmë të krijojmë një proces të rregullt votuesish.
Në një familje me katër vetë do i çosh katër zarfe dhe ata do ulen bashkë dhe do e marrin vesh. Nuk do të jetë më një votë e fshehtë.
Dhe ky shantazhi që i bëhet administratës që kanë familjen jashtë, do të ndikojë te kjo gjë.
Të gjitha partitë do iu kërkojnë simpatizantëve që të ndikojnë tek të afërmit dhe të afërmit të japin votën për subjektin e tyre politik.
Ata që janë jashtë kanë më pak interes për votën se sa dikush që është brenda Shqipërisë.
Është më e thjeshtë të thithësh votën e diasporës se sa ata që janë brenda Shqipërisë.
Diferenca është diferencë strukturore, se mazhoranca ka ambasada, konsullata dhe buxhetin më të madh për të shpenzuar.
Vota e diasporës është shkak për të cilin Kryeministri po bën turin ndërkombëtar.



