Gazetari Flogert Muça duke folur në emisionin “Scrolling” të moderatorit Arian Çani tha se nuk ka asnjë lidhje Berishës dhe Trump-it sa i takon hetimeve që po zhvillohen ndaj tyre.
Sipas gazetarit Berisha po kopjon Trump-in, por ndryshe nga ish-Presidenti amerikan Berisha nuk është anti-establishment, por vet establishmenti.
Nuk ka asnjë lidhje Trump me Berishën, e vetmja ngjashmëri është që Berisha kopjon Trump-in. Trump është një “kafshë politike” që tërheq shumë njerëz pas vetes. Trump është kundër establishment-it, ndërsa Berisha këtu është vet establishmenti. Doktorin po e çojnë në këtë greminë establishmenti, atyre që u ka bërë nder. I pari është Lulzim Basha. Basha është vegla, nderet doktori ua ka bërë amerikanëve. Berisha ka qenë luajali më i madh i amerikanëve. Ata tani po i hanë kokën. Fakti që në SHBA po bëhet një padrejtësi ndaj Trump-it, ‘doktori’ po tenton ta paralelizojë dhe të thotë po më ndodh e njëjta gjë. Arsyet pse po i ndodhin Trump-it janë politike, arsyet pse po i ndodhin doktorit janë penale. “Doktori” është Putuni nuk është Navalny, ka futur Fatos Nanon në burg. Ne ku ta gjejmë që nga Berisha, Rama, Meta të hetohet dhe të shkojë atje ku ka vendin, nëse është i pafajshëm të vazhdojë jetën".
Muça tha se në kushtet kur liderët e Ballkanit nuk dinë të tërhiqen, drejtësia përdoret si shkop nga amerikanët dhe europianët për të ruajtur stablitetin e vet.
Sipas tij ne jemi në fundin e stabilokracisë dhe stabilokracia është rruga për të kaluar për te demokracia.



