
Samsung synon një risi të fortë teknologjike për modelin e ardhshëm, Galaxy S10, i cili do të prezantohet në fillim të vitit 2019 dhe do të shënojë dhjetëvjetorin e smartfonëve "S".
Sipas Wall Street Journal, kompania koreane do të zbulojë katër versione të rejatë S10-s. Më i rëndësishmi, i dedikuar për përvjetorin e dhjetë, do të quhet “Beyond X” (Përtej X) dhe do të jetë një "përbindësh", me 6 kamera, që përshtaten me rrjetet 5G.
Të katër modelet, shkruan gazeta, duhet të prezantohen së bashku, në një event të planifikuar në mes të shkurtit. Të tre Galaxy S10 normale, me ekranet midis 5.8 dhe 6.4 inç, do të mbërrijnë në treg të parat. Ato do të pasohen nga “Beyond X”, një emër që të kujton iPhone X e prezantuar vitin e kaluar, kur Apple festoi ditëlindjen e dhjetë të iPhone-it.
Beyond X do të ketë ekran më të madh, 6.7 inç, dhe 6 kamera: 4 në pjesën e pasme dhe 2 përpara. Ai do të jetë në përputhje me rrjetet e reja celulare të gjeneratës së pestë që do të lançohen në mbarë botën në vitin 2019.



