
Anija kozmike “Curiosity” ka dërguar në Tokë imazhin e parë nga planeti i kuq. Fotoja tregon “kokën” e mjetit hapësinor mbi sipërfaqen e planetit Mars. Selfie e dërguar nga Marsi është e para pas mbylljes 3-ditore të qeverisë amerikane.
“Curiosity” u ul në Mars në 6 gusht 2012. Anija u dëgrua atje për një mision 23-mujor, gjatë të cilit do të kërkohej për jetë të mëparshme në planetin e kuq.
NASA bëri të ditur se vetëm 8 muaj pas zbritjes atje, “Curiosity” e kishte mbaruar misionin, pasi kishte gjetur gjurmë mikrobesh në një kampion shkëmbor. Për shkak të gjendjes së mirë të “Curiosity”, NASA vendosi ta zgjaste misionin e saj, duke i kërkuar të bëjë shpime të tjera dhe të monitorojë mjedisin në Mars.



