Kapen 27 kg kanabis në Shkodër, mes 2 të arrestuarve një 16 vjeçar

Kapen 27 kg kanabis në Shkodër, mes 2 të arrestuarve një 16 vjeçar

Një sasi prej 27 kg kanabis është sekuestruar nga policia e Shkodrës në tre aksione të ndryshme në fshatrat Mazrek, Plan dhe Shtoj i Vjetër. Policia e Shtetit bën me dije se ka arrestuar dy persona dhe një të tretë e ka shpallur në kërkim.

 Më konkretisht, në fshatin Mazrrek Njësia Administrative Gur i Zi Shkodër, gjatë kontrollit të territorit u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 10 kg lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e cila ishte fshehur 100 m larg ambienteve të banesës së shtetasit P.Sh.

Gjithashtu në vijim të veprimeve procedurale penale, në banesën e shtetasit P.Sh u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Lidhur me rastin u bë shpallja në kërkim e shtetasit P.SH 35- vjeç.

Ndërkohë, në fshatin Plan në një banesë të braktisur është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 7 kg lënde narkotike e dyshuar si Cannabos Sativa.

Gjithashtu, në fshatin Shtoj i Vjetër, në një banese që administrohej nga shtetasi Tom Planaj dhe familjareve të tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva.

Lidhur me këtë rast u bë arrestimi i shtetasve:

K. P, 16 vjeç banues në Shtoj i Vjetër, Njësia Administrative Rrethina Shkodër.

Tom Planaj, 52 vjeç, banues në Shtoj i Vjetër, Njësia Administrative Rrethina Shkodër.

Materialet hetimore do ti kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimit dhe Shitjes se lëndëve narkotike, në bashkëpunim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy