Kandidaturat për KPP/ Kara: Krimi e ka "shpëlarë" politikën, ndryshohen pikëzimet për të futur njerëzit që duan

Kandidaturat për KPP/ Kara: Krimi e ka "shpëlarë" politikën, ndryshohen pikëzimet për të futur njerëzit që duan

Këshilli i Ministrave i ka dërguar Kuvendit emrat e kandidatëve për drejtimin e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes dhe vlerësimit.

 

I ftuar në “MCN Live”, avokati Romeo Kara ngriti shqetësime për procesin e përzgjedhjes, duke pretenduar se mbi të ka ndërhyrje politike dhe se janë manipuluar vlerësimet për të favorizuar kandidatë të caktuar.

 

E keni parë se çfarë po bëhet tani me zgjedhjen e tyre, duke ditur çfarë fuqie kanë këta persona? 

Thuhet se ka ndërhyrje politike nga nivelet më të larta, nga njerëz të fuqishëm. Nuk ngopen. 

 

Këtu krimi e ka ‘shpëlarë’ politikën dhe është bërë më i fuqishëm se ajo. 

Ndryshohen pikëzimet për të futur njerëzit që duan.

 

Nuk ka më besueshmëri në këtë proces. 

 

 

 

 

Në këtë pazar, si ka mundësi që Kuvendi nuk shqetësohet për KPP-në?

 

 Nuk e ka thirrur asnjëherë për raportim 

 

Ndërkohë, i shkon në mendje të çojë auditues të jashtëm te Kontrolli i Lartë i Shtetit, në kundërshtim me Kushtetutën.

 

Kam humbur besimin te ky proces. Janë paratë e shqiptarëve dhe duhet të administrohen siç duhet. 

 

Sot, për anëtarët e KPP-së votojnë ata që kanë në dorë menaxhimin e parasë publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy