Presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi vendet perëndimore se do të furnizojë me armatim kundërshtarët e tyre, njëjtë si ata po i japin armë Ukrainës. Shefi i Kremlinit përsëriti edhe një herë se Rusia mund të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion, përfshirë armët bërthamore, për të mbrojtur veten nëse kërcënohet sovraniteti ose integriteti territorial.

Përdorimi i armatimit gjerman në Ukrainë për të sulmuar objektivat brenda Rusisë shënon një hap të rrezikshëm sepse minon sigurinë ndërkombëtare dhe mund të çojë në probleme shumë serioze. Kjo është pjesëmarrje e drejtpërdrejtë në luftë kundër Rusisë dhe ne rezervojmë të drejtën të veprojmë në të njëjtën mënyrë. Nëse ata mund të dërgojnë armë në zonën e luftimit për të kryer goditje në territorin tonë, pse nuk e kemi ne këtë të drejtë të dërgojmë armë të të njëjtit lloj te kundërshtarë të tyre?
Së fundmi, Ukraina ka përdorur armët amerikane për të sulmuar brenda Rusisë duke sjellë dëme në objektet ushtarake ruse afër rajonit të Hersonit. Ndërkohë, kreu i Kongresit amerikan, Maik Xhonson kërkon heqjen e çdo kufizimi për përdorimin e armatimit, duke sjellë reagim të fortë nga pala ruse.
Polemikat për luftën në Ukrainë dhe qëndrimin e Perëndimit janë komentuar edhe nga kryeministrit sllovak Robert Fico. I sapodalë nga spitali ai thotë se edhe atentati ndaj që desh i mori jetën është bërë edhe për shkak të qëndrimit të tij për luftën në Ukrainë dhe kërkesën për të respektuar sovranitetin e çdo vendi.
S’kam asnjë urrejtje për atë që më sulmoi. E kam falur. Është e qartë se ai ishte vetëm lajmëtar i së keqes dhe urrejtjes politike opozitare në vend. Mediat antiqeveritare të lidhura me Sorosin nuk duhet ta minimizojnë tentativën për vrasjen time. Sulmi erdhi kur opozita po shfrytëzonte faktin se Perëndimi kolektiv po impononte një politikë të vetme të jashtme, veçanërisht ndaj Ukrainës, duke nënçmuar vendet e vogla që kërkojnë të ruajnë sovranitetin e tyre.
Në front, në Ukrainë, luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në veri-lindje të Harkivit, ndërsa rusët po bombardojnë prej javësh. Harkivi është 30 kilometër nga kufiri me Rusinë.



