3 Maj/ Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

3 Maj/ Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Në një deklaratë të ministrave të Jashtëm të BE theksohet rëndësia e mediave të lira sidomos tani në krizën e Coronës. Motoja e këtij viti e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit është "Gazetari pa frikë e pa privilegje".

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit politikanë të nivelit të lartë evropian kanë theksuar rëndësinë e medias së pavarur sidomos tani në krizën e Coronës. Detyra për informimin e publikut me informacione të vërteta e me cilësi jo vetëm që është bërë më e rëndësishme nga shpërthimi i pandemisë së Covid-19, por edhe shumë më e vështirë, u shpreh ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas (SPD) të shtunën me homologët e tij nga Franca, Britania e Madhe e Holanda. Në deklaratën e ministrave të Jashtëm të BE me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shtypit të dielën më 3 Maj, theksohet, se mediat e lira janë me rëndësi të veçantë për një përgjigje të plotë ndaj pandemisë. Vetëm nëse opinioni informohet rregullisht, mund të pengohet edhe përhapja e virusit.

Motoja e këtij viti e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit është "Gazetari pa frikë e pa privilegj". Kjo moto bën të qartë, se sa rëndësishme është marrja e masave për të siguruar gazetarinë e pavarur si kusht për një demokraci funksionale, deklaruan ministrat e Jashtëm të BE në deklaratën e tyre për Ditën Botërore të Shtypit.

Organizata "Reporterë pa kufij" paralajmëroi ndër të tjera se luftimi i pandemisë keqpërdoret për të shtypur gazetaret e gazetarët e pavarur, për t'i përndjekur dhe mënjanuar ata. Drejtuesi i organizatës, Christian Mihr tha për radion B5, se pandemia e Coronës merret si shkas për t'u mbyllur gojën zërave të pavarur. Ky është një zhvillim që e vëmë re globalisht.

Shtypja e gazetarëve vërehet sidomos në Kinë, ku Partia Komuniste lejon vetëm interpretimin e saj për pandeminë dhe kritikët zhduken papritur, tha Mihr. Në Europë si shembull negativ merret Hungaria, ku ligjet e jashtëzakonshme që vendosi kryeministri Orban, mund të çojnë në burg edhe gazetarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy