Primaret në PD/ Tirana pa fitues, Këlliçi dhe Alimehmeti shkojnë në balotazh

Primaret në PD/ Tirana pa fitues, Këlliçi dhe Alimehmeti shkojnë në balotazh

Për bashkinë e Tiranës nuk ka fitues në primaret e PD mbajtur dje në tërë vendin.

 Deputeti Belind Këlliçi dhe mjeku Ilir Alimehmeti do të shkojnë të dielën e 11 dhjetorit në balotazh.

 Këlliçi kishte më shumë vota se Alimehmeti, por nuk arriti të kalonte pragun 50%+1.

 Me një rezultat dukshëm dhe në limite në favor të Këlliçit, i cili mori 4 mijë e 40 vota, por jo 50% të totalit prej 8 mijë e 470 votave dhe nga ana tjetër Alimehmetit, i cili arriti të marrë 2 mijë e 196 vota, PD-ja mbyll kështu primaret në gjithë vendin dhe shpall kandidaturat zyrtare në thuajse të gjitha bashkitë.

Rreth garës për Tiranën dhe shtatë kandidatëve në tërësi në kryeqytet, i treti u rendit ish-deputeti, Gerti Bogdani, me 1 mijë e 819 vota, pa pasur mundësinë të avancojë në fazën tjetër të procesit.

Me 157 votëbesime, Julian Deda u rendit i katërti. Me 128, ishte Adriana Kalaja dhe përmbledhjen e tabelës e finalizojnë Enkelejda Fejzo me 66 vota dhe Fatmir Merkoçi me 35 të tilla.

Të pavlefshme ndërkohë, u shpallën 29 fleta votimi.

Balotazh do të ketë po ashtu në Fier, mes kandidatëve Evdar Kodheli dhe Artur Mahmutaj.

Teksa, në Dibër, Besnik Alku do të jetë në balotazh me Ismail Ukën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy