Bolton paralajmëron të dërguarin rus për ndërhyrje në zgjedhjet e SHBA-së në 2018

Bolton paralajmëron të dërguarin rus për ndërhyrje në zgjedhjet e SHBA-së në 2018

Këshilltari i sigurimit kombëtar të presidentit Donald Trump, John Bolton, tha të enjten se kishte paralajmëruar Moskën kundër ndërhyrjes në zgjedhjet afatmesme të SHBA në nëntor, gjatë bisedimeve me kreun e Këshillit Kombëtar të Sigurisë të Rusisë.

Bolton tha se kishte patur një diskutim me Nikolai Patrushev për çështjen e shtrëngimit të sanksioneve ekonomike kundër Iranit dhe tha se ata kishin diskutuar një tërheqje me faza të pranisë së Iranit në Siri, por nuk dha detaje, shkruan Reuters.

"E bëra të qartë se nuk do të toleronim ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2018 dhe se ishim të përgatitur për të ndërmarrë hapa të domosdoshëm për të parandaluar që kjo të ndodhte", tha Bolton në një konferencë për shtyp pas më shumë se pesë orësh bisedime me Patrushev në Gjenevë.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy