Kosovë/ Shkon në 7 numri i viktimave nga Covid-19, shtohen dhe 3 raste të reja infektimi

Kosovë/ Shkon në 7 numri i viktimave nga Covid-19, shtohen dhe 3 raste të reja infektimi

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka treguar se edhe një person ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë.

Klinika Infektive e QKUK’së ka njoftuar se pacienti Z.I, 74-vjeçar nga komuna e Gjilanit ka vdekur.

Gjithashtu në njoftim sqarohet se pacienti kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Ky pacientë shënohet si i vdekur i shtatë në Kosovë nga koronavirusi.

“Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar sonte se sot më 09.04.2020 në orët e mbrëmjes, në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike, ka vdekur pacienti  Z.I, i lindur më 1948 nga komuna e Gjilanit, i diagnostikuar me COVID 19.

Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive me datën 31.03.2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo është vdekja e shtatë nga Covid-19 në Kosovë”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ndërkohë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 3 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 227.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 117 mostra, prej të cilave 3 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, një (1) rast me vendbanim nga Suhareka, një (1) rast me vendbanim nga Hajvalia-Prishtinë, një (1) rast me vendbanim nga Leshak- Leposaviq”, ka njoftuar IKSHPK.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy