Kantautori Salvador Sobral, fitues i Eurovizionit 2017, ndodhet i shtruar prej gati dy muajsh në Lisbonë për shkak të problemeve të rënda në zemër. Shtypi portugez shkruan se ai është i lidhur me një zemër artificiale, në pritje të një trapianti.
Këngëtari është në pritje të transplantit të zemrës prej kohësh. Sipas “Correio da Manha”, ai është lidhur me një makinë të jashtme që bën të mundur qarkullimin e gjakut. Në shkrim saktësohet se në pritje të gjetjes së një zemrës së përshtatshme për trupin e tij, Sobral nuk është në rrezik për jetën.



