Në shitje bluzat e dizenjuara nga Dua Lipa/ Fitimet dedikuar familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri

Në shitje bluzat e dizenjuara nga Dua Lipa/ Fitimet dedikuar familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa është një prej këngëtareve më të njohura të muzikës pop. Momentalisht ajo është duke mbledhur fonde për t’iu ardhur në ndihmë shqiptarëve, të cilët janë prekur nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Dua Lipa ka treguar se ka zgjedhur të mbledhë të ardhura përmes shitjes së bluzave që tregojnë edhe situatën e veshtirë që po kalon Shqipëria.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja njoftoi se tashmë kjo linjë është në treg, ndërsa bëri thirrje për blerjen e tyre, me qëllim që fitimet t’u vinin në ndihmë Shqipërisë.

Në këto bluza gjendet mbishkrimi “Lutje për Shqipërinë”, ndërsa 100 për qind e fitimeve do të dedikohen për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

“Ndihma juaj është e nevojshme. Edicioni i limituar i bluzave “Pray for Albania” në bashkëpunim me Bond!!! 100 për qind e fitimeve shkojnë tek familjet dhe të prekturit nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri, që ndodhi më 26 nëntor. Bleje një bluzë dhe ndihmo në rindërtimin e një shtëpie dhe komuniteti”, ka shkruar ndër të tjera Dua.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy