Itali, shkon në 1809 numri i të vdekurve nga koronavirusi (VIDEO)

Itali, shkon në 1809 numri i të vdekurve nga koronavirusi (VIDEO)

Situata në Itali nga koronavirusi është e rëndë. Brenda 24 orëve të fundit u shënuan 368 viktima nga koronavirusi  duke rritur bilancin e të vdekurve në 1809 persona, ndërkohë që të prekur nga sëmundja rezultojnë mbi 24 mijë e 700 të tjerë.

Rajoni i Lombardisë vijon të jetë në gjendje më kritike, ku kanë humbur jetën 1.218 persona, 252 më shumë se ditën e kaluar. Të infektuar në këtë rajon janë mbi 13 mijë persona.

Një tregues i situatës tragjike që po përjetojnë italianët është fakti që dhjetë faqet e para të një gazete në Bergamo janë të mbushura me njoftimet e vdekjeve .

Ndërkohë, italianët e vetizoluar po e kthejnë në traditë mirënjohjen ndaj bluzave të bardha duke kënduar nëpër ballkonet e tyre.

Për shkak të emergjencës shëndetësore, Vatikani ka njoftuar se të gjitha festimet liturgjike për Javën e Shenjtë do të zhvillohen pa praninë fizike të besimtarëve. Në Meshën e kremtuar këtë të dielë, Papa Françesku u lut për pacientët me koronavirus dhe në mënyrë të veçantë për të gjithë njerëzit që janë të detyruar të qëndrojnë në punë

Këtë të diel të Kreshmës, të gjithë së bashku, le të lutemi për të sëmurët dhe për njerëzit që vuajnë. Sot dëshiroj të bëj një lutje të veçantë për të gjithë ata të cilët me punën e tyre po sigurojnë funksionimin e shoqërisë”.

Ndërkohë, së fundmi janë vënë re edhe raste viktimash në mosha të reja. Një operator i urgjencës në Bergamo të Italisë vetëm 46 vjeç humbi jetën për shkak të kontakteve me pacientë të prekur nga koronavirusi.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy