14 maji/ Kalemaj: Mazhoranca ka në dorë edhe gurin, edhe arrën! Nëse hyn me dy tre kandidatë opozita pëson disfatë (VIDEO)

14 maji/ Kalemaj: Mazhoranca ka në dorë edhe gurin, edhe arrën! Nëse hyn me dy tre kandidatë opozita pëson disfatë (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj deklaroi në MCN Live se PD mund të pësojë një disfatë elektorale, nëse do të shkojë e përçarë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Sipas Kalemajt mazhoranca është e mirëpërgatitur për zgjedhjet dhe ka blinduar 750 mijë vota, ndërkohë që largimet e shqiptarëve nga vendi janë në disfavor të opozitës.

Ka disa armë që ka në dorë opozita dhe po i përdor të gjitha, disa janë parlamentare, interpelanca, komisioni hetimor, një anë tjetër është drejtësia. Janë disa mekanzima që opozita po i përdor, duke ngritur edhe akuza politike për çështjen në fjalë. Sot po lexoja një artikull të  Genc Pollos që linte të kuptohej që gjithë kjo aferë ishte bërë që përmes Nik Muzinit ku person të kontrollonte opozitën shqiptare në favor të Ramës. Opozita është duke i shteruar mjetet dhe e fundit fare është protesta e 11 shkurtit. Ajo që propozon z.Shehi është një zgjedhje e principtë dhe e guximshme, pasi do kandidojnë për këshillat bashkiake, por s’do nxjerrin kandidatë, duke mos bërë përçarësin. Gara për këshilltarë bashkiakë është e vështirë për partitë e vogla. Mund të marrin ndonjë kandidatë në bashkitë e mëdha. Është gjë e mirë që ka alternativa opozita përveç dyshes Berisha-Meta, dhe Basha-Alibeaj. Por mazhoranca ka në dorë edhe gurin edhe arrën, ka në dorë shumë mekanizma për të fituar zgjedhjet.

Zullumi këputet duke u trashur dhe absolutisht që ka një pakënaqësi të gjerë popullore, por kjo ka sjellë edhe një largim masiv të shqiptarëve, flitet 700 mijë, që potencialisht do ishin votues të opozitës. Kemi parë që mazhoranca ka blinduar 750 mijë vota. Tkurrja e popullsisë ka dëmtuar më tepër opozitën se sa mazhorancën, që për hir të së vërtetës ka një mekanizëm të mirë vajisur. Ka arritur administrata publike në 200 mijë vetë, shumëzoi me 4-5, plus vota e pensionistëve. Z.Rama gjithmonë ka thënë ‘që vjen shpejt 14 maji’, ‘do ta shohim në 14 maj’. Kemi parë deklarata si të z.Gjiknuri që do fitojmë 2/3 e bashkive. Këto tregojnë që mazhoranca është mirëpërgatitur për zgjedhjet. Me gjithë pakënaqësinë popullore, zullumet dhe drejtësinë që mund të veprojë, në këto zgjedhje po shkuam siç jemi opozita i hyn detit me këmbë, dhe është pranë një disfate elektorale. Këta duhet të dalin të unifikuar të paktën te kryetarët e bashkive kryesore. Nëse secili do dalë me kandidatët e vetë, mund të kemi 2-3 kandidatë nga opozita, atëherë do jetë e pamundur që opozita ta kthejë përmbys këtë ekuacion te bashkitë e mëdha. Alibeaj po del me kandidatët e tij, ka propozuar 10-13 kandidatë”.

Duhet theksuar një fakt që PS i ka shkrirë partitë në spektrin e majtë, si ajo e z.Koçi, apo të të tjerëve, janë margjinalizuar, apo kanë dalë nga skena politike. E vetmja parti në spektrin e majtë është PSD e drejtuar nga Tom Doshi. Ndërsa në spektrin e djathtë kemi disa parti. Ky spektër i fragmentarizuar është fragmentarizuar akoma më tepër nga ndasia brenda PD-së. Kemi edhe parti të tjera që s’kanë qenë djathtas si ideologji politike, por janë përcaktuar si parti të qendrës, duke filluar me PDIU-në. Spektri i fragmentarizuar në të djathtë, bën të mundur të mazhoranca të dalë më e unifikuar. Nëse do kemi skandalin që ndjek skandalin, nëse do kemi çështje të drejtësisë që do hapen për figura të PS kjo do reflektojë edhe në zgjedhjet elektorale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy