Në studion e MCN Informacion, një çift me katër fëmijë ndanë përvojën e tyre të krijimit dhe zgjerimit të familjes. Pëllumb Dungaj dhe Festime Dungaj thanë se nuk mund të ketë familje pa sakrifica dhe kjo sipas tyre duket se dekurajon çiftet e reja.

Pëllumb Dungaj

Ne sot ndajmë 25 vite bashkë. Kemi katër djem. Ne nuk e kemi menduar sa fëmijë do të kishim. Ne thjesht kemi menduar ta bëjmë familjen e madhe. Si ajo shprehja “u bëfshi katund”. Kam djalin e madh të martuar dhe presim sërish djalë.

Gjithmonë kam pasur orar pune të reduktuar. Zonjës nuk i lija barrën e fëmijëve, vetëm ushqyerjen dhe vënien në gjumë. Sot duhet që një çift të ketë bashkëpunim me njëri-tjetrin, sepse për të rritur një fëmijë duhet sakrificë. Ka shumë familje sot që nuk e njohin akoma fjalën familje.

Çiftet e reja sot kanë frikë të martohen. Po shohim divorce pa fund, shohim çifte që nuk duan vjehrrin dhe vjehrrën. Duhet të dish të trajtosh atë që ke në krah, nëse do të kesh sukses.

Aktualisht, fëmija i vogël na ka “paralizuar” pak sepse asnjëherë nuk e di se çfarë të sjell jeta. Sot kemi nusen në shtëpi e së shpejti do të bëhemi gjyshër. Ne jemi në të 40-at dhe e dimë mirë që bashkëmoshatarë tanët janë ende të pamartuar.

Ka neglizhencë nga disa prindër. Shohim fëmijë me telefon në dorë dhe prind që mungon në rritjen e tij. Ne kemi orare strikte në shtëpi. Pas orës 21:30 duhet të jemi në shtëpi. Mua më pëlqen kur e kam tavolinën plot.

Festime Dungaj

Kemi pasur edhe ekonomi se punonte burri dhe çunat. Jemi kujdesur vetëm ne të dy për fëmijët. Kemi dashuri dhe harmoni. Kam pasur gjithmonë mbështetjen e bashkëshortit. Unë gatuaja, ai i mbante. Gjumin e kemi bërë me radhë. Kemi një fëmijë të sëmurë, 7 vjeç, që nuk e kemi çuar ende as në çerdhe as në shkollë.