
Avokati Redon Meksi tha në studion e MCN Live se kryebashkiaku Veliaj duhet të ishte në burg pasi me veprimet e tij ai ka plotësuar një nga tre kushtet që duhen për t’u marrë masa e sigurisë.

Veliaj mirë që ka 4 akuza më të rënda se akuzat që kanë së bashku Berisha dhe Meta, përveç kësaj është kryetar bashkie, ka mundësi të prishë provat, ka mundësi të bëjë krime të tjera, korrupsion, afera të tjera. Ka mundësi të largohet. Vetë Erioni me gojën e vet, sapo doli nga SPAK-u shkon para Këshillit Bashkiak dhe thotë unë kontrollova tek Gjendja Civile (se unë jam kryetari i bashkisë) për Nesti Angonin. Që në këto momente SPAK po të ishte institucion tamam do të shkonte tek Këshilli Bashkiak dhe t’i vinte prangat Erion Veliaj sepse në këto momente Veliaj tregoi haptazi që plotësonte një nga tre kushtet që duhen plotësuar për t’u marrë masa e sigurisë, ajo e prishjes së provave. Veliaj futi hundët tek provat në mënyrë të drejtpërdrejtë, shfrytëzoi postin e tij si kryetar bashkie për të parë se kush e ka kallëzuar. Pra do të thotë që ai vetë si person është i aftë për të prishur provat për të mbrojtur veten e tij. Ky është kusht.
Pasi mbaron këto i hipi avionit dhe iku në Amerikë, ka dhe rrezikun që të largohet. Këta dy tjerë i ke sot me masa, ndërsa Erion veliaj që i ka të gjitha arsyet për të qenë në burg nuk është. Ky është jo dopio standard por...
Do të ishte e ligë nga ana e SPAK që të shprehet me justifikimin që kemi zgjedhjet dhe do i bëjmë veprimet pas zgjedhjeve sepse do të thotë që po e mbajmë këtë personin, Erion Veliaj, po e lëmë në krye të Tiranës për të bërë fushatën e tij duke bërë ato vepra penale që ka kryer deri tani, duke manipuluar vullnetin e qytetarëve, që të nxjerrë një rezultat zgjedhor që nuk është i drejtë.
Po lëmë një person që mund të ndërhyjë tek zgjedhjet, ka mundësinë juridike, shpirtërore mendore për të ndërhyrë dhe po lëmë këtë person që është nën hetim për 4 vepra, po e lejojmë aty që të mos e godasim para zgjedhjeve.
Pikërisht tani duhet ta godasësh që ai të mos manipulojë vullnetin e qytetarëve.



