Protesta e opozitës/ Stojku: I njëjti parakalim. Mile: Nuk do e arrijë kurrë qeverinë teknike në këtë formë

Protesta e opozitës/ Stojku: I njëjti parakalim. Mile: Nuk do e arrijë kurrë qeverinë teknike në këtë formë

Analisti Klementin Mile tha në studion e MCN Informacion se opozita nuk do arrijë asnjëherë ta përmbushë kërkesën e saj për qeveri teknike përmes protestave.

 

Sipas Miles, kjo mund të arrihet vetëm nëse i leverdis PS-së. 

 

Pres të ketë pak më shumë masivitet se protesta e kaluar. Pres të bëhet diçka ndryshe. Edhe një njeri i vetëm ndonjëherë ia del të bëjë efekt më të madh se 10 mijë veta, se varet se çfarë mesazhi jep. 

 

Protesta e thirrur duhet të sjellë diçka të ndryshme cilësisht edhe me protestën e janarit, që dhe njerëzit që shkojnë të mos thonë që shkuam plasëm disa fishekzjarre dhe Rama vijon të jetë aty. Protesta duhet të japë diçka ndryshe. Do tentohet të intensifikohet e njëjta gjë. Uroj të jenë bërë më kreativë.

Orar do ketë protesta se duhet të garantohet siguria, por të fillosh e të thuash gjëra që kemi dëgjuar do të ketë më shumë njerëz, pra njerëz që bëjnë llogari para se të nisë ngjarja. Protesta nuk e ka fuqinë te numrat. E ka forcën te cilësia dhe jo sasia. Duhet të jetë sa më spontane. Jo ta kemi të llogaritur. Kjo ngjan si koncert, organizim politik. 

 

Kërkesa për qeveri teknike nuk mund të arrihet përmes protestave, por vetëm nëse PS-së i leverdis. 

 

Edmond Stojku, kryetar i Aleancës Demokracia e Re tha se opozita bën të njëjtin parakalim politik me të njëjtën grup militantësh dhe strategji. 

 

Kemi të njëjtën parakalim politik, të njëjtin korpus militantësh pa shteta qytetarësh të mërzitur nga qeverisja. Kemi të njëjtën strukturë. Të njëjtën strategji pa asnjë lloj kreativiteti. Kemi variantin më të keq të protestave në këto 35 vjet. Ma ka marrë malli të ketë edhe një model të dhunshëm ndonjëherë. Të shohim që qytetarët vërtetë u nxehën. 

Plani i koordinimit pozitë-opozitë ka arritur në një nivel të tillë civilizimi sa jo vetëm ne nëpër studio, themi protestë qytetarë, por edhe protestuesit janë bërë intelektualë. 

 

Aktrim i një partie politike që është e kënaqur me pozicionin e vet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy