“Çastet e duhura”, emisioni i ri i Fjodora Fjorës që prek personalen

“Çastet e duhura”, emisioni i ri i Fjodora Fjorës që prek personalen

Moderatorja Fjodora Fjora ka nisur një kapitull të ri profesional me emisionin e saj më të fundit, të titulluar “Çastet e duhura”, që transmetohet në RTSH. 

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ajo foli për këtë projekt të ri dhe qasjen ndryshe që sjell në ekran.

Ky është një format që shkon më shumë te personalja, te ndjesitë dhe historitë intime që personazhet ndajnë me publikun. 

Nuk është një emision i zakonshëm pasditeje ku diskutojmë tema në mënyrë të përgjithshme. Këtë herë përmes rrëfimeve personale trajtojmë tema që prekin të gjithë, dashuria, divorci, humbja, fëmijëria apo marrëdhëniet familjare.

Emisioni “Çastet e duhura” është menduar për një fashë orari kur shumica e njerëzve janë në shtëpi, çka e bën më të përshtatshëm për të trajtuar tema personale, larg tensioneve apo tematikave të forta politike dhe sociale.

Në atë orar kemi kuptuar se njerëzit duan të ndihen më pranë, të dëgjojnë histori që i prekin nga afër. Kështu vendosëm që qasja të jetë më njerëzore, më intime. 

Secili episod i emisionit fokusohet në një histori të caktuar, të zgjedhur me kujdes nga redaksia, që i jep mundësi të ftuarit të hapet dhe të ndajnë diçka me domethënie të thellë për jetën e tyre. Kjo qasje synon të krijojë lidhje të sinqertë me publikun dhe të nxisë reflektim.

Kemi vendosur që përmes përvojave personale, të trajtojmë tema universale. 

Moderatorja ndau edhe disa nga ndryshimet në jetën e saj të përditshme, duke treguar një lidhje të fortë mes ndryshimit personal dhe profesional.

Kam filluar palestrën, kam ndryshuar edhe stilin, flokët i kam më të gjata se kurrë më parë. 

Dhe me këtë etapë të re, kam sjellë edhe një format ndryshe nga çdo gjë tjetër që kam bërë më parë.

Pastaj jeta me djalin tim, Alteo 12 vjeç, që kërkon përkushtim dhe kështu ecën dita me shumë volum. 

Shohim bashkë futboll, kur kemi mundësi, është hall i madh paraadoleshenca, se tani ka fazën e vet, nuk do ca gjera, me duket i vogël.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy