Një debat mbi rolin e Josif Stalinit në historinë e Rusisë përfundoi në përleshje gjatë një emisioni të drejtpërdrejtë në radio. Protagonistë u bënë dy gazetarë të njohur rusë.
Gazetari pro-Kremlinit Maksim Shevchenko, e quajti kundërshtarin e tij, Nikolai Svanidze, i cili është i njohur për pikëpamje më liberale, "një demagog" që nënvlerëson rolin e Stalinit në luftën kundër Gjermanisë naziste, duke shtuar se Svanidze "ka pështyrë mbi varret" e ushtarëve të vrarë sovjetikë.
Svanidze e quajti Shevchenkon "të padurueshëm" dhe e goditi atë në fytyrë. Prezantuesja bëri thirrje për qetësi, duke u kërkuar gazetarëve të "respektojnë njëri-tjetrin".



