Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Rama: Plan për rimëkëmbjen ekonomike

Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Rama: Plan për rimëkëmbjen ekonomike

Kryeministri Edi Rama ka hapur Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet sot në Tiranë.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se pjesëmarrja e liderëve të Ballkanit në këtë samit është shenjë e qartë e zbatimit të planit të BE-së dhe tregut të përbashkët rajonal.

Ndër të tjera ai theksoi se ky samit është një instrument kyç që do të ndihmojë në rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë për të shkuar drejt rritjes së qëndrueshme.

Ju faleminderit shumë, që pranuat ftesën në një kohë kaq të shkurtër dhe jam i lumtur që t’i uroj mirëseardhjen secilit prej jush në Tiranë. Pjesëmarrja juaj në këtë Samit të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor në Tiranë është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale të zbatimit të planit të BE, planit ekonomik dhe të investimeve, dhe të tregut të përbashkët rajonal.

I jam shumë mirënjohës komisionerit të BE, që e nisi dhe e promovoi këtë plan të madh, si një instrument kyç, që do na ndihmojë të rimëkëmbemi ekonomik në një epokë post-pandemike, të punojmë mbi rezistencën social-ekonomike, të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme dhe të ndërtojmë mbi tranzicionin e gjelbër të ekonomive tona. Do t’i kërkoja me mirësjellje medias që të na lënë të vazhdojmë punën”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy