Basha: Drejtësia të hetojë personat e shpallur "non grata" nga SHBA

Basha: Drejtësia të hetojë personat e shpallur "non grata" nga SHBA

Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit deklaroi se personat e shpallur "non grata" nga SHBA duhet të hetohen nga drejtësia shqiptare. 

Drejtësia duhet të nisë hetime ndaj personave të shpallur non grata. Nëse ka një akuzë të rëndë nga një vend aleat strategjik, detyra e drejtësisë do ishte të hetonte prej kohësh dhe të jepte një përgjigje shteruese"

Në fjalën e tij Basha akuzoi  grupin e Sali Berishës si përçarës të cilët shpallin armik cilindo që nuk u nënshtrohet. Ai foli për sulme të strukturuara nga Sali Berisha në drejtim të tij dhe Enkelejd Alibeajt, të cilin e njeh si ushtruesin e detyrës së kryetarit në PD. 

Unë vij nga shumë takime në terren, me demokratët, dhe shoh që nuk ka frymë përbashkuese, por përçarëse, nga një grup njerëzish që prej kohësh kanë vendosur interesat personale të Berishës përmbi sakrificave të demokratëve. Kjo është dëshmuar edhe nga qëndrimet e drejtuesve të PD në terren. Shpreh keqardhje dhe shqetësim, jo që s’ka shërbyer aspak për të bashkuar demokratët, por është përdorur për të vijuar frymën e përçarjes me parimin që kush nuk është me mua shpallet armik e kulak, siç e keni parë në ato që i bënë kryetarit në detyrë Enkelejd Alibeaj, që mbron parimet e vlerat mbi të cilat qëndron PD, e interesat e demokratëve. Njësoj siç është pushtuar në mënyrë të paligjshme selia është pushtuar edhe hapësira e aksionit opozitar. Hapësira mediatike është e mbushur me 'hidh e prit' të tre figurave të tranzicionit, Ramës, Berishës, Metës, askush s’flet për rritjen e çmimeve. Berisha ka nisur sulme të strukturuara ndaj meje, ndaj Alibeajt, ndaj kujtdo që i del kundër”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy