Korrigjimi i kufijve/ Tre ish-përfaqësuesit e Bosnjës, letër vendeve të BE

Korrigjimi i kufijve/ Tre ish-përfaqësuesit e Bosnjës, letër vendeve të BE

Tre ish-përfaqësues të lartë të Bosnjes dhe Hercegovinës u kërkojnë shteteve të BE-së të mos i hapin rrugën asnjë plani për shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës.

Carl Bildt, Paddy Ashdown dhe Christian Schwarz-Schilling, në një letër të hapur kanë shprehur shqetësimin e thellë në lidhje me deklaratat e bëra nga zyrtarë të BE-së, të cilët kanë lënë të kuptohet se do të mbështesin një marrëveshje të mundshme mes presidentit të Serbisë dhe atij të Kosovës, që përfshin shkëmbimin e territoreve përmes procesit të “korrigjimit të kufijve”.

Sipas tre ish-përfaqësuesve të Bosnjes dhe Hercegovinës, kjo lloj zgjidhjeje nuk do t’u japë fund ndarjeve, por do t’i thellojë më tepër ato.

“Ne e njohim BE-në dhe Europën mjaftueshëm për ta kuptuar kaq. Paqja e qëndrueshme mund të vijë vetëm kur ne të mësojmë të jetojmë në komunitete multietnike, në vend që të ripërcaktojmë kufij për të krijuar komunitete etnike”, thuhet në letër.

Tre ish-zyrtarët ndërkombëtare që kanë qeverisur Bosnjen theksojnë se krahasimi mes kësaj të fundit dhe Kosovës nuk është i përshtatshëm, por shprehen të shqetësuar në lidhje me efektet që mund të ketë një marrëveshje e tillë mbi Bosnjen.

“Kjo do t’u vinte për shtat dhe do të mbështeste ata që do të shkatërronin vendin, që tashmë po bëjnë thirrje për kthimin e status-quosë para marrëveshjes së Dejtonit (marrëveshja që i dha fund luftës së Bosnjes, e cila zgjati në vitet 1992-1995), duke prishur gjithë çfarë ne dhe partnerët tanë boshnjakë kemi bërë për më shumë se dy dekada”, thuhet në letër, raporton “Balkan Insight”.  

Edhe pse nuk është bërë ende zyrtarisht pjesë e bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësimin e BE-së, ideja e shkëmbimit të territoreve e ka trazuar jo pak politikën në të dyja vendet.

Këshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump, tha pak ditë më parë se SHBA-të nuk do të bëhen pengesë për një marrëveshje që përfshin korrigjimin e kufijve dhe ftoi edhe Europën të mbajë të njëjtin qëndrim. Edhe zyrtarë të lartë të BE-së ditët e fundit kanë lënë të kuptohet se nuk do të bëhen pengesë e një marrëveshjeje të tillë, për sa kohë nuk cenohet stabiliteti në rajon. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy