
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi se në ditët e ardhshme në Bruksel do të takohet me zyrtarë turq, finlandezë dhe suedezë për të diskutuar mbi veton e Ankarasë për hyrjen e dy vendeve nordike në aleancë për shkak të mbështetjes së tyre.
Stoltenberg, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken, tha se aplikimi i Stokholmit dhe Helsinkit për anëtarësim është një vendim historik dhe tha se ai ishte i bindur se NATO do të gjejë një zgjidhje unitare për të përmbushur shqetësimet e Ankarasë , e cila duhet të merret parasysh.
Sanksionet ndaj Rusisë kanë një çmim edhe për ne, por alternativa e mungesës së mbështetjes për Ukrainën është një fitore e Putinit.
Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i aleancës Atlantike. Stoltenberg përsëriti se Putini bëri një gabim strategjik, duke nënvlerësuar guximin e ukrainasve dhe unitetin e NATO-s.



