Një 20-vjeçare kosovare është arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Kosovës, pasi ishte e infektuar me COVID-19. Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i saj është kryer pasi ajo ka thyer karantinimin dhe ka tentuar të futet në territorin e Shqipërisë.
Arrestimi i saj është bërë në pikën kufitare të Vermicës, ku është dashur ndërhyrja e policisë që e infektuara të mos bëhej një vatër infektimi për persona të tjerë.
“PKK. Vermicë, 20.11.2020-17:00. Është raportuar se ndaj të dyshuarës femër kosovare është hapur rast pasi që e njëjta derisa ka qenë me Covid 19, duke mos u përmbajtur rekomandimeve ka dalë nga vetë izolimi”, thuhet në njoftimin e policisë.



