Lirimi i rusëve dhe ukrainasit, Llabani: Prokuroria e bindur se ishin në Shqipëri për spiunazh (VIDEO)

Lirimi i rusëve dhe ukrainasit, Llabani: Prokuroria e bindur se ishin në Shqipëri për spiunazh (VIDEO)

Analistja Anduena Llabani për lirimin e tre “spiunëve” të dyshuar nga gjykata, përkatësisht dy shtetas rusë dhe një ukrainas, të arrestuar disa muaj më parë në uzinën e Gramshit, thotë se Prokuroria shqiptare është e bindur plotësisht se këta shtetas ndodheshin për spiunazh në Shqipëri. 

Në studion e MCN Live, Llabani deklaroi se kjo çështje mori vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Ajo tha se një ditë më parë ka qenë një seancë vetëm me prezencën e tyre dhe avokatëve dhe nuk ka pasur prezencë të ambasadës, as mediave dhe se seanca zgjati pak më shumë se një orë, ndërsa gjykata ka qenë e detyruar që t’i lironte pasi kanë mbaruar afatet e paraburgimit, për dy prej tyre, ndërsa për njërin u vendos "arrest shtëpie".

Kemi një vit hetime, arsyeja ka qenë akt-ekspertimi që Prokuroria shqiptare ka nisur ndaj pesë aparateve fotografikë dhe celularë që u janë sekuestruar dhe që Prokuroria thotë se do provojë që ishin misionarë të një shërbimi sekret rus.

Akt ekspertimi është çuar në një nga vendet partnere me Shqipërinë. Nuk bëhet i ditur emri i vendit, por mund të ndryshojë fatin e hetimit për këta tre të rinj.

Se çfarë ka në këtë aparate, mund të provohet bindja e Prokurorisë se këta kanë qenë me mision spiunazhi.

Arrestimi i tyre në uzinën e Gramshit e bën pak skeptik reagimin e një prej tyre, prej sulmit me gaz, si tentativë për tu larguar.

Ekspertimi mund ta përmbusë vendimin e gjykatës që më shumë se kaq nuk mund të bënte. Ne nuk kemi laboratorë, nuk i hapim dhe ç’kodojmë dot këto aparate.

Vetëm për të parë se çfarë ka në këto aparate, për të parë se çfarë kanë fotografuar gjatë qëndrimit në Shqipëri, mund të provohet akuza.

Vendimi i gjykatës pavarësisht se i ka liruar nga qelitë e burgut, i ka vënë ata në pozita më të vështira, se nuk mund të dalin nga Shqipëria, një herë në javë duhet të paraqiten pranë organit të akuzës.

Nëse do të ketë prova dhe fotografi se këta njerëz kanë mbledhur një arkiv të mirë,  nëse ke vite që i mbledh në Shqipëri, do të tregojë që nuk është pasion, por mision.

Sërish do të ketë kërkesë në gjykatë për të ndryshuar masat e sigurisë. Gjykata e Elbasanit e ka refuzuar kërkesën e Rusisë, për ekstradimin e shtetases ruse, se dhe gjykata ka qenë skeptike.

Dhe pika më e fortë e akuzës është çkodimi i aparateve fotografik dhe atyre celularë. Nëpërmjet ambasadave dhe avokatëve mbrojtës, ata kanë siguruar një vend ku qëndrojnë.

Një prej ukrainasve ka mbërritur në zyrën e avokatit të tij, për të marrë mjetin e tij. Ndërsa për shtetasit rus ka marrë masa ambasada ruse se ku do të qëndrojnë.

Prokuroria Elbasan tha se shumë shpejt do të kemi raportin e siguruar nga vendi partner, që ka ekspertizë dhe eksperiencë.

Por Prokuroria shqiptare është e bindur se këta shtetas kanë qenë në Shqipëri, me mision spiunazhi.

Referuar vendimit të Gjykatës Elbasan dy shtetasit rusë Mikhail Zorin dhe Zvetlana Timofeeva janë me “detyrim paraqitje”, ndërsa ukrainasi Fedis Alpatov do të jetë në “arrest shtëpie”.

Ata do duhet të paraqiten një herë në muaj para oficerit gjyqësor për verifikimet përkatëse.

Të dyshuarit u arrestuan mbrëmjen e 20 gushtit të një viti më parë në Çekin të Gramshit, brenda uzinës së armëve në këtë qytet, pasi u pikasën nga dy ushtarakë, duke filmuar ambientet e brendshme të uzinës. Për të shmangur ndalimin, njëri prej tyre sulmoi me spraj paralizues ushtarët Ardian Xhaka dhe Aldi Bici.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy