Zogaj: Me kapjen e Maduros SHBA tregoi se qëndron mbi të tjerët

Zogaj: Me kapjen e Maduros SHBA tregoi se qëndron mbi të tjerët

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, tha se është gjë e mirë që Shqipëria e ka aleat SHBA-në, pasi është një vend i madh. 

Lidhur me operacionin për kapjen e presidentit venezuelian, Zogaj tha se SHBA tregoi se ajo qëndronë mbi të tjerët, ndërkohë që sipas tij vihet në diskutim nëse kjo ishte shkelje apo jo e të drejtës ndërkombëtare.

“SHBA është një vend shumë i madh dhe është gjë e madhe ta kemi aleat. Nuk e kanë zgjedhur regjimet aleat, por shqiptarët.

Ne jemi vend i vogël dhe ne u jemi mirënjohës. Nuk jemi kompenentë, por duke e parë nga televizori ky është një operacion i përsosur është sinteza e mjetit, fuqisë dhe suksesit në kohë rekord, ku për 49 sekonda çahet një bunker.

Amerika dha shembull se qëndron mbi të tjerët. Vihet në diskutim çështja e shkeljes ose jo të drejtës ndërkombëtare. Disa e gjejnë shkelje, disa gjejnë ligje që e përligjin. Rregjimi i Maduros ishte më vulnerabël se të tjerët. Në SHBA ka urdhër arresti për Maduron, një akuzë e ndërtuar nga prokuroria e shtetit të Nju Jorkut me dëshmi nga ish-bashkëpunëtorët se ai nuk është president, por shef i narkoshtetit.”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy