Karburantet, Buxhuku: 30% e totalit hyn kontrabandë, përbërja e Bordit duhet të ndryshojë

Karburantet, Buxhuku: 30% e totalit hyn kontrabandë, përbërja e Bordit duhet të ndryshojë

Përbërja dhe mënyra e funksionimit të Bordit të Transparencës duhet të ndryshojë. Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë, thotë se roli i bordit në monitorimin dhe kufizimin e çmimit të karburanteve është i domosdoshëm, por në mënyrë që të bëhet efektiv, ai duhet të ketë një tjetër përbërje.

Bordi në kushtet e emergjencës është i nevojshëm. Ai vendos tavanin, jo çmimin. Te ne tregu është i kapur. Është i kapur tregu i shumicës. Përbërja e këtij bordi është e tillë. Bordi duhet të kontrollojë spekulimet që bëjnë operatorët e tregut. Por kur operatorët e tregut janë pjesë, ky është absurd. Bord efektiv ka Maqedonia e Veriut. Jo bordi si agjenci, por mënyra e përbërjes dhe funksionimit të tij, duhet të ndryshojë.

Sipas Buxhukut, Shqipëria do ta ketë të vështirë në afat të gjatë të merret me politikat e karburanteve sepse nuk ka vullnet politik. Ai theksoi se pavarësisht se ekonomia është rritur në 30 vite, zhdoganimi i karburanteve ka mbetur në të njëjtin nivel, gjë që tregon sipas tij se të paktën 30% e tyre hyjnë kontrabandë.  

Taksat e larta dhe çmimet e larta shkojnë në përfitim të kontrabandës dhe fryrjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit. Kontrabanda dihet sa është. Të paktën 30% e sasisë së karburantit në Shqipëri është bërë kontrabandë. Në 30 vite zhdoganimet nuk kanë lëvizur, edhe pse është rritur prodhimi i brendshëm bruto.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy