Shumë larg standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian përsa i përket pastërtisë së ujërave të notueshëm vlerësohet Shqipëria në raportin e fundit të Agjencisë Europiane të Mjedisit. Vendi ynë renditet i fundit në Europë në këtë klasifikim, ndërsa ujërat më të pastër vlerësohet të jenë ato të plazheve të Kroacisë, Qipros, Greqisë dhe Sllovenisë.



