Protestat shkaktuan 22 viktima, Presidenti i Kenias tërheq projektligjin për rritjen e taksave

Protestat shkaktuan 22 viktima, Presidenti i Kenias tërheq projektligjin për rritjen e taksave

Presidenti i Kenias, William Ruto deklaron se do të tërheqë projektligjin financiar i cili përmban rritje të ndjeshme të taksave pas protestave vdekjeprurëse gjatë të cilave parlamentit iu vu zjarri.

Në një fjalim drejtuar kombit, ai tha se ishte e qartë se kenianët nuk e duan projektligjin.

“Pranoj”, tha ai, duke shtuar se nuk do ta nënshkruajë ligjin.

Të paktën 22 persona u vranë në protestat e së martës, sipas Komisionit Kombëtar të Kenias për të Drejtat e Njeriut.

Ruto tha se do të hynte në dialog me të rinjtë, të cilët ishin në ballë të protestave më të mëdha që goditën vendin që kur ai u zgjodh në vitin 2022.

Duke dëgjuar me zell popullin e Kenias, të cilët kanë thënë me zë të lartë se nuk e duan këtë projektligj financiar 2024, e pranoj.

Unë nuk do të nënshkruaj projektligjin e financave të vitit 2024 dhe më pas ai do të tërhiqet. Populli ka folur.

Drupal Ad

Projektligji u miratua nga parlamenti të martën, pavarësisht protestave mbarëkombëtare kundër tij.

Protestuesit hynë në parlament, duke vandalizuar pjesën e brendshme dhe duke i vënë flakën pjesëve të kompleksit.

Ruto fillimisht u përgjigj me kundërshtim. Ai urdhëroi vendosjen e ushtrisë, duke thënë se dhuna dhe anarkia nuk do të tolerohen.

Projektligji propozonte taksa mbi bukën, vajin e gatimit, shërbimet e parave celulare, spitalet e specializuara dhe automjetet, të gjitha që sipas kenianëve se do të përkeqësonin krizën e kostos së jetesës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy