Mbyllja e portaleve pa NIPT, propagandë (VIDEO)

Mbyllja e portaleve pa NIPT, propagandë (VIDEO)

Më 15 tetor të vitit të kaluar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare paralajmëroi 44 portale që të regjistroheshin pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit si dhe NIPT-in ta paraqisnin në faqen kryesore në opsionin kontakt. Në njoftimin zyrtar thuhej se portalet kishin vetëm 72 orë kohë për t'u regjistruar, në të kundërt AKEP do të mbyllte çdo portal online që rezulton i paregjistruar në QKB.  Në listën e publikuar përfshiheshin edhe media nga Kosova, fakt që krijoi edhe shumë pakënaqësi më pas. Por ndërkohë që kanë kaluar më shumë se 7 muaj nga ky njoftim, thirrja e AKEP nuk ka gjetur realizim në pothuajse 50% të portaleve. Vetëm me një vëzhgim të thjeshtë nga TEMA TV vërehet se 18 prej portaleve që ishin prezent në listën e AKEP nuk e kanë të publikuar niptin në faqen e tyre, ndërsa 8 faqe janë të bllokuara. TemA TV në një shkresë zyrtare dërguar AKEP lidhur me këtë çështje është informuar nga ky institucion se  pas njoftimit të dytë, portalet kanë reaguar pozitivisht dhe kanë paraqitur NIPTIN në faqen e tyre.

“AKEP ka konstatuar se nje pjese e subjekteve kishin NIPT-in, por nuk e kishin publikuar ne faqen e tyre te internetit dhe nuk e kishin përditesuar në AKEP. Ne nje njoftim te dyte AKEP ka verifikuar qe poseduesit e portaleve kane reaguar pozitivisht duke paraqitur numrat e tyre të NIPT-it”, thuhet në përgjigjen e AKEP.

Po ashtu, në përgjigjen e dhënë në AKEP pohon se edhe portalet nga Kosova e kanë paraqitur NIPTIN në faqen e tyre.

“Të gjitha portalet e listës me posedues jashtë Shqipërisë kanë paraqitur numrin NIPT në AKEP, NIPT- in vendit ku ushtrojnë aktivitetin tregtar”, thuhet më tej në shkresë.

Ndërkohë, mediat online nga Kosova si Insajderi.com, Sovrani.info, lajmi.net, gazetaimpakt.com, ina.online.net, Botasot.info, ende nuk e kanë bërë publike në faqen e tyre NIPT-in, pasi që në fillim ky vendim është kundërshtuar shumë  nga këto portale duke e konsideruar madje skandaloz. Pavarësisht kësaj situate, Autoriteti i Komunikimeve  ende nuk ka marrë asnjë masë ndëshkuese madje në shkresë thekson se ka patur një bashkëpunim të mirë me portalet dhe për këtë arsye nuk ka qenë e nevojshme marrja e masave ndëshkuese.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy