Vladimir Putin tashmë ka filluar të kuptojë se po e humbet këtë luftë.
Kjo frikë e Presidentit rus tregohet nga ish-kryeministri Mikhail Kasyanov, nga viti 2000 deri në 2004, përpara se të krijonte një parti opozitare dhe të kandidonte për President në vitin 2008. Tani ai është bërë një kundërshtar i hapur i qeverisë aktuale dhe jeton në mërgim.
Ish-kryeministri rus Mikhail Kasyanov tha për DW se besimi i Vladimir Putin në luftën në Ukrainë është tronditur.
Në një intervistë me gazetën gjermane, nga një vendndodhje e pazbuluar në Europë, ai tha se Presidenti rus mund të jetë mashtruar nga gjeneralët e tij për gjendjen e luftës.
Kasyanova tha se Putin nuk po fliste nga një pozicion i sigurtë dhe madje dukej pak nervoz gjatë fjalimit të paradës ushtarake të 9 majit.
Presidenti rus tha se pushtimi ishte “vendimi i vetëm i duhur”, duke argumentuar se Perëndimi po planifikonte të pushtonte Rusinë.
Pasi ka punuar me Putinin, Kasyanov tha se lideri rus ka pësuar një ndryshim drastik.
Kam punuar me të 20 vjet më parë. Ai ishte një person krejtësisht tjetër. Në atë kohë situata ishte krejtësisht ndryshe. Putini ka shkatërruar të gjitha karakteristikat e shtetit demokratik dhe tani kemi një regjim absolutisht autoritar që gradualisht po shkon drejt një regjimi totalitar.



