Tensionet Shqipëri-Greqi, GJKKO mban në 14 shtator seancën e parë ndaj Belerit (VIDEO)

Tensionet Shqipëri-Greqi, GJKKO mban në 14 shtator seancën e parë ndaj Belerit (VIDEO)

MCN TV mëson se GJKKO ka caktuar datën 14 shtator për seancën e parë ndaj Fredi Belerit. Kujtojmë që ky i fundit ka bërë dy kërkesa për leje të veçantë, por burgjet ia kanë refuzuar. 

SPAK kërkon gjykimin e Belerit për akuzën e korrupsionit zgjedhor. Më 14 shtator Beleri pritet të jetë i pranishëm në seancë.  Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije: 

Më 14 shtator pritet që GJKKO të nisë në themel dhe të vlerësojë kërkesën e prokurorit Adnan Xholi për të gjykuar me akuzën dhe dyshimet për korrupsion pasiv dhe aktiv në zgjedhje, kryebashkiakun tashmë të zgjedhur Fredi Beleri, i cili ende s’është në detyrë.  21 shtatori është afati i fundit ku ai mund të ketë një mundësi teknike për t’u betuar. Gjyqtarja Fiorela Darvini pritet që në 14 shtator të gjykojë këtë kërkesë, në rast se kërkesa për gjykim do të pranohet, atëherë gjykata mund ta mbyllë këtë dosje në mënyrë të përshpejtuar, pse jo duke dhënë edhe një vendim".

Gazetari Arsen Rusta u ndal edhe te përplasja diplomatike Tiranë-Athinë, lidhur me këtë çështje. I pyetur “nëse është data 14 shtator një përgjigje e këtij tensioni që ndodh përtej kalendave, përtej drejtësisë që shkon te diplomacia?”, gazetari shprehet:

Mund të lexohet edhe si e tillë. Mund të ketë edhe komente qoftë edhe politike dhe diplomatike, ndërsa për Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën është një datë krejt normale pas rikthimit në detyrë në funksion të plotë, për shkak se muaji gusht konsiderohet një muaj pushimesh, ku nuk kryhen gjyqe në themel, përveç vlerësimit të masave të sigurisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy